Vrasësi i gjyqtares, prokuroria: Kasemi i aftë mendërisht
Ekzekutimi i gjyqtares Fildes Hafizi në vitin që lamë pas, është një nga ngjarjet më të rënda dhe më të komentuara. Për vrasësin, prokuroria është shprehur sot se: “Fadil Kasemi është i aftë mendërisht, dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar”.
Një konkluzion i paraqitur nga prokuroria në seancën paraprake të mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas, gjyqtares Fildes Hafizi.
Seanca paraprake u zhvillua për të vlerësuar veprimet e prokurorisë sipas Kodit të ri penal.
Mbi Fadil Kasemin rëndojnë akuzat për armëmbajtje, rrëmbim dhe vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai rrezikon dënim burg përjetë. Seanca e radhës u caktua për në datën 15 janar.

