Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Apelit lë në burg Mario Meshinin

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Mario Meshinin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit.

Avokati mbrojtës i Meshinit i është drejtuar gjykatës së Apelit duke kërkuar lirin e të akuzuarit. Sipas tij Meshini nuk ka lidhje me vrasjen ndërsa prania e tij në momentin e krimit ka qënë rastësore.

Por pavarësisht pretendimeve Gjykata e Apelit vendosi të lërë të pandryshuar masën  për  Meshinin. Si ekzekutor i vrasjes policia ka arrestuar shtetasin grek Eftimi Eftimius, i cili u arrestua pak ditë më pare së bashku me tre persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?