Vrau gruan e pronarit, mbyllen hetimet për ekzekutorin

Prokuroria për Krimet e Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të Fatjon Karmeshtës. Ai akuzohet për vasjen e Suela Sulës, bashkëshortes së punëdhënësit të tij, në fshatin Melgushë të Shkodrës, në 18 prill 2016. Në gjykatë Karmeshta do të përballet me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, Karmeshta kishte mbytur gruan me porosi të burrit të saj, Sadetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Krimet e Rënda për ngjarjen.

I dyshuari Karmeshta u zbulua dy vjet pas ngjarjes, për shkak të rrethanave të reja që dolën gjatë gjykimit të Sadetin Sulës. Prokuroria pretendon se ka prova shkencore, që provojnë fajësinë e tij, sic është ADN-ja e tij në thonjtë e viktimës Sula. Gjatë hetimit, Sula ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?