Vrau kolegun polic, Muliu: E qëllova se më ofendoi, jam penduar shumë

Polici Naim Muliu, i cili vrau me 2 plumba pistolete, kolegun e tij Ardian Roçi mbrëmjen e djeshme në Dibër, ka dëshmuar në Policia se vrasja ndodhi pas një sherri mes të dyve në makinën që drejtohej prej tij.

“Më ofendoi dhe e qëllova, por jam penduar shumë, nuk doja. Ardiani më ka sharë rrugës duke debatuar, por mua s’më ka sharë kush deri më sot dhe aty e kam qëlluar,” mësohet të ketë thënë Muliu, pas ngjarjes, i tronditur psikologjikisht.

Muliu, që mbante detyrën e ndihmësspecialistit në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Policinë e Dibrës ishte trajnuar në Turqi për fushën e tij dhe shumë foto e dëshmojnë këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?