FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vritet me armë zjarri një deputete britanike

Një deputete e Partisë Laburistë ne Britaninë e Madhe është sulmuar me thikë dhe me armë, ku si pasojë ka humbur jetën.

Raportime të pakonfirmuara thonë se Jo Cox, është sulmuar me armë zjarri dhe është goditur me thikë në qytetin e Leeds në Jorkshirin Perëndimor, zonë në veri të Londres.

Asistentja e Cox e ka konfirmuar sulmin ndaj Cox.Një burrë që raportohet të jetë i moshës mesatare gjithashtu thuhet se ka pësuar lëndime të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas incidentit, Policia e ka arrestuar një person të moshës 52 vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitari, Hithem Ben Abdallah, është cituar të thotë se Cox është përfshirë në një përleshje në mes të dy burrave në fshatin Birstall, 320 kilometra në veri të Londres.Abdallah ka thënë se një person është përleshur me Cox dhe më pas janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri.

Pas kësaj, sipas këtij dëshmitari, Cox ka rënë në tokë, ndësa Abdallah thotë ta ketë parë deputetën të gjakosur në tokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?