Vullnetar për kafshët e Kopshtit Zoologjik

Vullnetarizmi nuk ngelet vetëm në kuadrin e ndihmës së njerëzve në komunitet, por dhe kafshëve në nevojë dhe për këtë bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë duke u kërkuar qytetarëve të ndihmojnë në Kopshtin Zoologjik.

Me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, APR Tirana, Green Line Albania dhe Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik organizojnë aktivitetin: “1 Ditë Vullnetarizmi në ZOO PARK”, ku çdo i apasionuar pas kafshëve do ketë mundësi që të kujdeset, pastrojë apo ushqejë kafshët që gjenden në Kopshtin Zoologjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Gjatë kësaj dite të gjithë vullnetarët do të trajnohen nga stafi i Zoo Park mbi punët e përditshme dhe përkujdesin ndaj kafshëve.
Më pas do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre konkret në pastrimin e territorit brenda dhe jashtë Zoo Park, pastrimin e vendqëndrimit të kafshëve, sistemimin e logjistikës dhe ushqyerjen e kafshëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?