Xhelal Mziu i dërgon letër Policisë, zbulohet përmbajtja
Përmbytja e vendit në muajin nëntor, bashkoi opozitë dhe pozitë. Këtë e tregon edhe letra që kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i ka dërguar letër Policisë së Tiranës. Në atë letër që është bërë publike për mediat, lexohen falenderimet që Xhelal Maziu ka për kontributin e dhënë në familjet e përmbytura duke ofruar ndihmë dhe mbështetje.
”Gjithashtu shprehet falenderim për gadishmërinë e treguar nga ana e Policisë të cilët i janë gjendur pranë familjeve të përmbytura duke ofruar ndihma të shpërndara vullnetarisht. Bashkia Kamëz shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe zbutjen e pasojave nga çdo rast tjetër që mund të përballen qytetarët”,-thuhet në letrën e Mziut.
Letra e plotë e Xhelal Mziut për policinë:
Mirënjohje punës së Policisë Tiranës!
Drejtoria Vendore Policisë Tiranës ka marrë një tjetër falenderim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë nga ana e Policisë përsa i përket përmbytjeve të ndodhura në qark dhe sensibilizimi në familjet e përmbytura duke ofruar mbështetje dhe kontribut vullnetar.
Në shkresën drejtuar Drejtorit të Policisë Tiranës z.Ardi Veliu, Bashkia Kamëz me Kryetar z. Xhelal Mziu, ka shprehur falenderime të sinqerta për kontributin në situatën e vështirë që po kalon komuniteti i Bashkisë Kamëz si shkak i përmbytjeve të fundit.
Gjithashtu shprehet falenderim për gadishmërinë e treguar nga ana e Policisë të cilët i janë gjendur pranë familjeve të përmbytura duke ofruar ndihma të shpërndara vullnetarisht.
Bashkia Kamëz shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe zbutjen e pasojave nga çdo rast tjetër që mund të përballen qytetarët.


