FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yusaku Maezawa, pasagjeri i parë në orbitën e Hënës

Një sipërmarrës japonez do të jetë pasagjeri i parë që do të udhëtojë në anijen private hapësinore të korporatës SpaceX drejt Hënës. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i korporatës, Elon Musk, e bërë të ditur emrin e japonezit Yusaku Maezawa gjatë një takimi në zyrat qendrore në Kaliforni.

Pronari miliarder i rrjetit japonez të veshjeve Zozo, Yusaku Maezawa, do të përshkojë orbitën e Hënës në bordin e raketës Falcon në vitin 2023.

“Për mua, ky projekt është shumë kuptimplotë. Kam menduar thellë se sa e vlefshme do të ishte të bëhesha pasagjeri i parë privat që shkon në

Swiss Digital Desktop Reklama

Hënë. Njëkohësisht mendova se si mund të kontribuoj ndaj botës dhe paqes. Kjo është ëndërra ime e përjetshme.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është bërë e ditur shuma që Yusaku Maezawa po paguan për të realizuar udhëtimin, shumë e cila zoti Musk tha se do të përdoret për të ulur koston e ndërtimit të raketës së re.

Japonezi 42 vjeçar tha se do të ftojë gjashtë deri tetë artisë që t’i bashkohen atij në udhëtimin në orbitën rreth Hënës me qëllimin për të krijuar punime artistike, siç u shpreh ai, “për të frymëzuar ëndërrat tek të gjithë”/VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?