Zbrazja e marketeve në Milano, pas një lajmi të rremë në Whatsapp
Në Milano të Italisë, dy ditë më parë, qytetarët u dyndën në markete dhe dyqanet ushqimore për të blerë sa më shumë mallra nga frika e koronavirusit.
Ngjarja shqetësoi autoritet dhe krijoi edhe me tepër panik për jetën e qytetarëve. Agjencia e lajmeve Ansa shkruan sot se shkak i dyndjes ne markete ka qenë një audio mesazh që ka qarkulluar në qytetin e Milanos mes banorëve.
Në mesazhin e rremë thuhej se Milano do të kthehej në një karantinë të madhe për të prekurit nga virusi dhe kjo ka bërë që qytetarët të blenë ushqime për të qëndruar të izoluar disa javë me radhë.
Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet për autorët e lajmit të rremë që shkaktoi panik.
KOHA JONË SONDAZH

