Zv/sekretari i NATO’s: Ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme, është dialogu Prishtinë-Beograd
Zv/sekretari i NATO’s, Mircea Geoana ka nisur fjalimin e tij drejtuar forumit 2BS, që po mbahet në Budva, duke komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Geoana tha se është përkushtimi i NATO-s për të siguruar paqen në Ballkan përmes misionit të KFOR-it.
”Ne do të ndërmarrim ç’farëdo hapi të nevojshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovës, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, kjo është arsyeja pse liria e lëvizjes është e nevojshme”, tha Geoana.
Po ashtu ai tha se familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende. ”Ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente”. Ai shtoi se Rusia mund të ishte vërtetë një kërcënim i rëndësishëm, por kjo nuk isjhte sfida e vetme për arsye se kishte edhe të tjera si “terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike”.

