Zv/ministri shqiptar rrëfen mbi sulmin në Paris: Isha afër dhe…(FOTO)

Rikthehet frika për sulm terrorist në Francë, kjo pasi dy policë mbetëm të vrarë mbrëmjen e djeshme në Paris. Afër vendit të ngjarjes ka qenë edhe zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj. Sulmi ndodhi në zonën më të madhe tregtare në “Champs Elysees” të Parisit.

Murtezaj ka thënë për “Klan Kosova”, se ka qenë vetëm 100 metra, nga vendi ku mbetën të vrarë dy policë.

 “Kemi qenë afër 100 metra, por ne nuk kemi dëgjuar të shtënat e armëve. Më pas kemi parë forca të mëdha të sigurisë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Murtezaj ka treguar se ka pasur vetëm dhjetë minuta kohë para sulmit që kishte kaluar nga ajo pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për fat të keq terrorizmi është bërë një fenomen dhe askund njeriu nuk po ndjehet i sigurt. Po cenohet gjithëve pa dallim, nga këto sulme nuk po kursehet askush”, ka thënë Murtezaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?