Home Aktualitet Akuzohet se n...

Akuzohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëse, pezullohet nga detyra drejtori i shkollës

29
0

Pezullohet drejtori i shkollës së Stropckës në Pogradec, A. Haxhillari i cili akuzohet nga dy 14-vjeçare për ngacmim seksual. Vendimi u mor që drejtori i arrestuar do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

A. Haxhillari dyshohet se ka bërë veprime ngacmuese ndaj 2 vajzave të klasës së 9-të, fillimisht në ambientet e shkollës dhe më pas u ka dërguar mesazhe nëpërmjet celularit në orët e vona të natës.

Zbulimi u bë rastësisht, pasi vajzat nuk kishin treguar në familje, ndërsa ngacmimet seksuale kanë zgjatur për një periudhë gati 1-mujore.

Kafshime të buzës gjatë orës së mësimit, ngacmime në oborrin e shkollës dhe më pas edhe SMS në numrat e celularit në orën 23:00 duket se kanë qenë ato që kanë bërë që drejtori, i cili njëherazi jepte edhe lëndën e gjeografisë, të përfundojë në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, sqaroi Policia e Pogradecit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit