Home Sporti Al-Khelaifi k...

Al-Khelaifi kërkon rinovim, Mbappe refuzon çdo ofertë

36
0

Ditën e sotme Kylian Mbappé ” i ka propozuar haptazi Nasser Al-Khelaïfi se ai dëshiron të largohet nga PSG dhe të negociojë me Real Madridin. Ai e ka parashtruar këtë pa kërkesa ose kërcënime, por me vullnet të vendosur.

Sulmuesi ka refuzuar çdo ofertë rinovimi dhe këtë të hënë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, këtë të hënë Kylian Mbappé pritej të shpallte të ardhmen e tij publikisht. Ky plan është në dyshim, pasi mund të kuptohet si një kërcënim për PSG. Mbappe synon të luajë edhe këtë sezon në kryeqytetin francez dhe pastaj të transferohet si lojtar i lirë ku të dojë verën e ardhshme.

Në fund të vitit 2019, Mbappé tashmë kërkoi më shumë përgjegjësi në ekip në mënyrë publike, por PSG ofroi yje të tjerë. Sidomos me mbërritjen e Messit, që tani shfaqet si ylli kryesor i klubit, pa harruar Neymar, talenti francez del në plan të dytë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit