Home Sporti Alarm për rak...

Alarm për raketa, futbollistët e Izraelit braktisin autobusin dhe dalin në rrugë (VIDEO)

25
0

Situata e tensionuar në Rripin e Gazës, ku çdo ditë po raportohet për shpërthime e sulme me raketa. Nga kjo situatë nuk ka shpëtuar as bota e futbollit.

Lojtarë e Kombëtares së Izraelit, të cilët janë detyruar të dalin nga autobusi në autostradë, teksa ishin rrugës për në aeroportin e Tel Avivit pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë, Federata Izraelite e Futbollit, e cila me anë të një video, të publikuar në profilet zyrtare, rrjetet sociale ka treguar momentet, kur lojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë lënë autobuzin për t’u fshehur.

Kombëtarja izraelite ishte nisur për në aeroportin e Tel Avivit, pasi do të udhëtonte drejt Prishtinës, aty ku në mbrëmjen e së dielës do të përballen, në mitikun “Fadil Vokrri” me “Dardanët” e Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit