Home Aktualitet Alarm për rak...

Alarm për raketë në Tel Aviv, Kancelari gjerman Scholz barkas në aeroport (VIDEO)

40
0

Një alarm ajror në Tel Aviv ka bërë që të evakuohet me urgjencë kancelari gjerman Olaf Scholz i cili ndodhej në aeroportin e kryeqytetit izraelit pas vizitës që bëri në këtë vend. Scholz kishte hipur në aeroplanin qeveritar, por të gjithë pasagjerët u detyruan të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin në asfalt. Kancelari gjerman u dërgua në një vend të sigurt.

Videoja e mëposhtme është regjistruar në momentin e largimit. Scholz u prit nga ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen në aeroport.

Scholz është i pari kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të Hamasit më 7 tetor.

Biden është lideri i radhës që pritet të vizitojë Izraelin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit