Home Aktualitet Alaskë, bie t...

Alaskë, bie tërmet 8.2 ballë. Banorët e marrin për shaka!

74
0

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë regjistruar të enjten në Alaskë, teksa në të gjithë territorin është ndezur alarm për cunami.

Tërmeti me magnitudë 8.2 ballë ka ndodhur në orën 22:15, dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 35 kilometrave.

Në aplikacionin EMSC, banorët e ishullit Codiac që është 400 kilometra larg epiqendrës, raportojnë se lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në muret e shtëpisë së tyre.

Tërmeti i parë i fuqishëm, ka pasuar me dy të tjerë, me fuqi prej 6.2 dhe 5.6 ballë të shkallës Riheter. Për fat të mirë, deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo të lënduar dhe as për dëme materiale.

Megjithatë tërmeti i fundit me shkallë Rihtet 8.2 ballë ka bërë që në të gjithë vendin të ndizen sirenat e alarmit për cunam. Por banorët e morën me shaka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit