Home Aktualitet Albana Vokshi...

Albana Vokshi: Gjërat kanë ndryshuar me largimin e Bashës. Rithemelimi do të marrë gjithçka me votë

110
0

Deputetja demokrate dhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi thotë se me largimin e Lulzim Bashës, në PD kanë nisur që gjërat të ndryshojnë. Sipas Vokshit, Rithemelimi do të marrë gjithçka me votë, nuk ka negociata, pasi të gjithë duhet të bashkohemi dhe të respektojmë votën.

”Minoranca nuk i vë dot kushte mazhorancës, por në deklaratën e djeshme të Enkelejd Alibeajt vihej re një hap pas. Pika e tretë, ku ne duhet të ndërpresim procesin e riorganizimit të strukturës ishte taksative.

Unë mendoj se duhet normalizuar sa më shpejt puna e grupit parlamentar, që është i votëbesuar nga qytetarët. Kanë ndryshuar gjërat pasi është larguar Lulzim Basha, u hoqën dyert e blinduara. Ne sot kemi bërë ftesa dhe kemi hapur derën për çdo deputet.

Objektivi i parë është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk është e lehtë të jesh pjesë e grupit parlamentar, kur përjashtohesh nga Basha. Nuk organizohet lehtë jeta parlamentare, pasi edhe kryetarja e Kuvendit na ka nxjerrë jashtë grupeve parlamentare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit