Home Aktualitet Albana Vokshi...

Albana Vokshi sulmon Ramën për Shëndetësinë: Kosto e madhe humane

205
0

Në Kuvendin e Shqipërisë po vijon seanca maratonë e diskutimeve për programin e qeverisë “Rama 3“. Deputetja e PD, Albana Vokshi e cila do të jetë dhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, tha se Rama dhe Manastirliu mashtruan për “Shëndetësinë Falas”.

“Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës që do e përndjekë atë gjithë jetën për dëmin dhe koston e madhe humane që ka shkaktuar e që u dëshmua më qartë së kurrë gjatë pandemisë. E meqë jemi tek pandemia, ky kryeministër, ngjan aq shumë me COVID-in. Njësoj si ai, është i pabesë. Njësoj si ai është shkatërrimtar.

Njësoj si Covid-i që mund të ndryshojë emrin nga DELTA në MU, por “Rama 3”, njësoj “Rama 1” dhe “Rama 2” do të mbetet armiku kryesor i qytetarëve.

Pandemia dëshmoi si e shkatërruat sistemin shëndetësor ku veç ai që kishte apo gjente para shpëtonte. Pronarët e kompanive koncesionare në shëndetësi, deputetë e ministra, nuk I besuan sistemit të dërrmuar në çdo shtyllë, por I hipën avionit e vajtën në vende të tjera.

Shqiptarët u izoluan, u dhunuan, u denigruan, nga një kryeministër që shfrytëzoi edhe fatkeqësinë më të madhe kombëtare për më shumë pushtet në duart e tij, për të kontrolluar jetët e çdo shqiptari duke shkelur në mënyrë të përditshme të drejta kushtetuese e ligjore, për të urdhëruar apo lejuar tendera sekrete duke vjedhur edhe paratë e shëndetit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit