Home KRYESORE Albin Kurti d...

Albin Kurti dhe Sali Berisha mund t’i prishin humorin Edi Ramës me 16 tetor

4
0

Kryeministri Edi Rama po merret seriozisht me datën 16 tetor ku do të vijnë udhëheqësit e Europës në Tiranë. Ndërkohë kryeministri Kurti e ka konfirmuar pjesmarrjen në këtë datë, por ka mundesi që pjesmarrja e tij kur ka përballë edhe Presidentin serb Vuçiç, do ta kthejë takimin në një përplasje epokale. Albin Kurti do të kërkojë që në fillim ndëshkimin e Serbisë.

Për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, më 16 tetor do të jetë pritës i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve kryesor të BE-së, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këshilltari i kryeministrit kosvar, Jeton Zulfaj ka thënë sot për Express: “Me 16 tetor do të kemi samitin e liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, ku do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

Ndërkohë mësohet se ish-kryeministri Berisha dhe krejt drejtuesit e partive opozitare po diskutojnë që me datë 16 tetor do të thërrasin popullin në një protestë të madhe opozitare kundër Kryeministrit Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit