Home Aktualitet Aleanca PD-PL...

Aleanca PD-PL për zgjedhjet, Silva Caka: Një nga marrëveshjet më të pastra

211
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, firmosën këtë të enjte marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka, thotë se kjo është një nga marrëveshjet më të pastra të bëra ndonjëherë në Shqipëri dhe shtoi se ka ende teknikalitete për t’u diskutuar. E pyetur nëse PL është vetësakrifikuar për Partinë Demokratike, Caka e mohoi duke theksuar se ka pasur solidaritet.

“Ka ndodhur kjo gjë në të shkuarën dhe patëm një kosto shumë të madhe. Erdhi edhe për shkak të një lloj solidariteti deri në vetëmohim. Nuk ka lidhje me vetësakrifikimin, është një nga marrëveshjet më të qarta dhe të pastra që mund të ketë pasur ndonjëherë në Shqiqëri.

Palët kanë pasur një dakordësi të madhe, interesat politike janë lënë mënjanë dhe janë parë interest e publikut. PD dhe PL janë treguar racionale dhe tolerante me njëra-tjetrën. I është lënë një përgjegjësi kryesore PD për përzgjedhjen e kandidatëve përmes primareve.

Mund të ketë edhe ndonjë përjashtim, sërish kandidatura e PL do t’i nënshtrohet primareve. Ka disa teknikalitete që nuk përputhen mes dy partive dhe do diskutohen me detaje kur grupet e punë të ulen e të diskutojnë si do shkojë kjo çështje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit