Home Aktualitet Alibeaj: Dorë...

Alibeaj: Dorë e shtrirë, demokratë janë ata

258
0

“E mbyllim këtu, ta harrojmë”. Me këtë thirrje, sërish kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj shtrin dorën e pajtimit brenda Partisë Demokratike për të arritur atë që ai e cilësoi si të vetmen mënyrë për të rrëzuar qeverinë.

Ditën e djeshme pas mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, ishte rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh.

Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha, të cilët u mandatuan për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Por Edi Paloka nga grupi i Berishës, sot tha se ftesa e Alibeajt drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.

Për të në këtë mënyrë synon të shkatërrojë PD dhe opozitën shqiptare. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit