Home Aktualitet Alimehmeti: O...

Alimehmeti: Opozita duhet të kishte qasje më pak politike. Rama dekurajoi pjesëmarrjen në votim

134
0

Kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, Ilir Alimehmeti thotë se Rama dekurajoi pjesëmarrjen në votim dhe opozita duhet të kishte qasje më pak politike në këto zgjedhje.

“Ky është një rezultat që duhet lexuar. Ka diferenca të mëdha nga njëra zonë në tjetrën. Nuk ka mbaruar ende numërimi. Jemi te faza e numërimit. Është një sinjal që populli shqiptar po kërkon diçka më ndryshe dhe këtë sinjal duhet ta dëgjojmë”,-tha mjeku në ”A2cnn”. Sipas tij pjesëmarrja e ulët në votime ndodhi për shkak të dekurajimit nga mazhoranca, por edhe të shpopullimit.

“U paraqitën shumë pak në votime, pozita dekurajoi pjesëmarrjen në votim, kemi edhe problemin e shpopullimit. Por ne po merremi me problemin tonë. Shumë më pak se viti 2021 dhe kjo është e qartë. Gjithmonë do e nisësh nga vetja. Problematika shihet te vetja bëhen detyrat te vetja pastaj punohet jashtë”,-tha më tej. Për Alimehmetin opozita nuk duhej t’i qasej qytetarëve me retorikë politike dhe për këtë duhet të reflektojë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit