Home Sporti Allegri: Duel...

Allegri: Duel i vështirë me Romën, bukur të luash ndaj PSG në Champions

55
0

Juventusi do të ketë një ndeshje shumë të vështirë ditën e nesërme, kundër Romës së Jose Mourinhos. Trajneri Massimiliano Allegri e ka cilësuar si një duel të barabartë, ndërkohë që nuk mungoi as një koment për shortin e Championsit.

“Nesër do të jetë përballja e parë direkte kundër Romës që është duke vazhduar progresin që ka nisur nga sezoni i kaluar. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar, ata nuk kanë pësuar ende asnjë gol. Është gjithmonë një kënaqësi të përballem me Mourinhon. Po bënë një punë të madhe me Romën.

Bonucci nuk do të thirret për nesër sepse nuk është ende në formën e tij më të mirë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe duhet ta kemi në 100%. Di Maria ka bërë një pjesë të stërvitjes me skuadrën, objektivi është ta kemi të gatshëm në sfidën në Firenze. Szczesny nesër do të jetë në dispozicion. Locatelli mund të vazhdojë të rritet, jam shumë i kënaqur prej tij.

Dybala? Do të jetë një kënaqësi të takoj Dybalan. Me Paulon kemi kaluar vite të jashtëzakonshme sepse është rritur te Juventusi. Është bërë ky që është sot. Ka bërë shumë gola të bukur. Me lojën e tij ka argëtuar tifozët dhe mua.

Shorti i Championsit? Janë gjithmonë ndeshje të vështira. Do të jetë e bukur të luajmë kundër PSG. Në Europë nuk ekzistojnë sfida të lehta, janë të gjitha të komplikuara, do të jetë e vështirë edhe të shkosh në Izrael. Në letër PSG është një nga ekipet më të forta në Europë dhe kalimi i grupit nga ne varet në dy sfidat përballë Benficas.

Vetëm rezultatet do ta thonë a është ky Juventus më i fortë se i sezonit të kaluar. Për të qenë më të fortë, Juventusi duhet të përmirësojë renditjen nga viti i kaluar dhe kjo është vetëm gjëja më minimale. Paredes nuk ka arritur ende dhe unë nuk e di nëse do të arrijë”, deklaroi Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit