Home Sporti Allegri: Hodh...

Allegri: Hodhëm në kosh punën e një muaj e gjysmë, tani duhet të arrijmë kualifikimin

59
0

Juventusi mund të sigurojë që nesër një biletë për në fazën me eliminim direkt në Champions nëse do të fitojë edhe duelin e kthimit ndaj XZenitit. Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, ka folur ashpër ndaj lojtarëve të tij pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

“Kualifikimi është objektivi ynë i parë dhe do ishte i bukur nëse do ta arrinim kur duhen edhe dy ndeshje. Kjo do të na lejonte që të përqendroheshim në kampionat. Në këtë moment, jemi të gjithë të zemëruar sepse në 5 ditë kemi hedhur në plehra punën e një muaji e gjysmë. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të punojmë më shumë që të përmirësohemi.

Kemi pësuar 15 gola, 11 prej të cilëve në 6 ndeshje kundër ekipeve që na kanë mundur me meritë, por që renditen nga vendi i dhjetë deri në të fundit”, shtoi Allegri.

Pas 11 javësh kampionat, bardhezinjtë renditen në vendin e nëntë me 15 pikë, plot 16 pikë më pak sesa kryesuesit Napoli dhe Milan. Në Champions ndërkohë janë në krye të grupit me pikë të plota, 9.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit