Home Sporti Allegri: Jemi...

Allegri: Jemi në mesin e tabelës, të ulim dhe të punojmë!

62
0

Juventusi pësoi një humbje shokuese në transfertën ndaj Hellas Veronës në shifrat 2-1. Trajneri Allegri pas ndeshjes ishte i ashpër me futbollistët e tij duke theksuar se duhet të ulin kokën dhe të punojnë.

“Duhet të dalim nga kjo situatë. Nuk ka kuptim të ndjejmë keqardhje për veten, kjo nuk na ndihmon. Duhet vetëm të fokusohemi te ajo që duhet të bëjmë dhe më pas gjërat zgjidhen vetë. Juventusi është një skuadër e mirë, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë sikur do në futboll. Duhet të reagojmë me krenari dhe vendosmëri.

Veshja e fanellës së Juventusit nuk të jep garanci se duhet t’i mposhtësh ekipet e mesit të tabelës. Duhet të fitojmë çdo pikë dhe ta bëjmë me qëndrimin e duhur. Futbolli është futboll, nuk është skermë. Ju duhet të luftoni në fushë sikurse bën edhe kundërshtari. Humbëm shumë duele ajrore edhe ndaj Sassuolo, që nuk është një ekip fizik.

Nuk mund të themi asgjë tani, vetëm të heshtim dhe të punojmë për ta treguar vete në fushë. Titull? Sot ishte pothuajse hapi i fundit për këtë. Momentalisht gjithçka duket negative.

Duhet të jemi të qartë, të analizojmë se çfarë funksionon dhe çfarë jo, të shohim kush është i lodhur e kush jo, kush mundet të ndihmojë që të dalim nga kjo situatë”, deklaroi Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit