Home Aktualitet Altin Dumani ...

Altin Dumani ”shkund” Policinë! Gazetarja Anila Hoxha: Do ketë rezultate edhe për ish-ministrat

288
0

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka paralajmëruar “muaj të nxehtë” të goditjes së dosjeve të bujshme dhe zyrtarëve nga SPAK. Duke folur për deklaratën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, Anila Hoxha tha në një lidhje direkte për “Top Story” se janë 4 zyrtarë policie në hetim, ndërsa shumë shpejt priten rezultate edhe për ish-ministra.

”Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja, me 20 kuota SPAK cilësohet i plotësuar. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve. Javën e kaluar e kam pyetur SPAK-un edhe për çështje të tjera që përfshin drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje. Disa prej tyre janë publik.

Kam krahasuar fjalën e Altin Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar. Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit. Një vend që përdoret si vend tranzit, që e pranoi edhe zyrtari i lartë amerikan”,-tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit