Home Bota Absurde dhe p...

Absurde dhe pabesi/Ambasadori i Ukrainës në Beograd: Ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur!

27
0

Ndodh edhe kështu; Shqipëria mbështet hapur Ukrainën, Kosova po se po, kurse Serbia mbështet Rusinë, por Ukraina thotë se nuk e njeh Kosovën, pra e quan territor serb!!

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach ka deklaruar se Ukraina vazhdon “të mbështesë integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999 dhe se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur,” raportojnë mediat e huaja.

Ambasadori i Ukrainës tha: “Ky qëndrim nuk ka ndryshuar kurrë. Prandaj, ne nuk e njohim zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe gjithmonë e mbështesim integritetin territorial të Serbisë.

Pse nuk duam ta mbështesim Kosovën, kur Kosova plotësisht na mbështet? Ndonjëherë është shumë e vështirë të japësh një përgjigje të plotë. Ne gjithashtu do ta vlerësonim nëse mund të shihnim se si Serbia gjithashtu mbështet plotësisht Ukrainën.

Kjo jo vetëm që do të na bënte të lumtur, por do të kuptonim edhe qartë se e gjithë Europa na mbështet”, theksoi ai.

Pra Shqipëria bën sherr në Këshillin e Sigurimit të OKB për Ukrainën dhe prapë Ukraina deklaron se nuk e njeh shtetin e Kosovës!

Kjo është absurde.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit