Home Aktualitet Amnistia pena...

Amnistia penale, gazetari Redjon Shtylla: E trishtë që opozita nuk shprehet ”PO”. Të dënuarit kanë votuar për PD

69
0

Gazetari i ”Koha Jonë”, Redjon Shtylla i ftuar mbrëmë në ”Abc News Albania” teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, ku seanca e së hënës zgjati 13 minuta, u shpreh se fjalimin i presidentit ishte me shënjestra ndaj opozitës.

”Siç e bënë të ditur grupi i z.Berisha dhe i z.Bardhi, që nuk do të ketë seanca normale, pra do të vijojë kaosi. Në mënyrë të rrufeshme u votuan edhe projektligjet për ministrat e rinj. Pastaj pamë që Presidenti fjalimin që e kishte përgatitur, edhe pse ishte me shënjestra për opozitën, që duhet të jetë në Kuvend, të flasë, por ndërkohë që opozita ka zgjedhur këtë kauzë dhe fjalimin e mbajti në Presidencë”.

Nga ana tjetër, Shtylla theksoi si ë çuditshme letrën që bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i dërguan OSBE-së. ”Ajo që më bëri përshtypje është dhe takimi i z.Gjiknuri me z.Alibeaj dhe letrën që i kanë dërguar OSBE-së për Reformën Zgjedhore. Por kjo është qesharake, sepse pasi doli nga seanca plenare z.Basha tha se i gjithë skenari në Kuvend ishte i Edi Ramës, ndërkohë që deklaron që kemi arritur një dakordësi me PS-në dhe është paksa në kaos ky lloj bashkëpunimi”.

Pse është ky bashkëpunim? ”Besoj se është në kuadër të 84 votave që kërkohen për disa projektligje, siç është edhe amnistia penale, që edhe mua njerëz më pyesin se kur do të miratohet, ndërkohë që e dinë vetë deputetët. Por është e trishtë që deputetët e opozitës nuk dalin që të shprehen që ne ”PO” do votojmë, sepse ata që janë në burg, janë edhe ata që kanë dhënë vota për opozitën. Familjarët e tyre kanë dhënë vota dhe kanë besuar tek kjo opozitë”.

Një mesazh e dha edhe për burrat që vrasin gratë. ”Prej vitesh jemi marrë me kauzat për të mbrojtur gratë, por mendoj që duhet të ndërrojmë pllakën dhe të gjejmë rrugët sesi të ndalojmë këta burra vrasës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit