Home Aktualitet Amnistia pena...

Amnistia penale, Minxhozi: Bashkëpunimi PS-Rithemelimi pas një teatri absurd të opozitës

95
0

Analisti Skënder Minxhozi e konsideron të frytshëm bashkëpunimin PS-Rithemelimi, për miratimin e amnistisë penale. Për të PD-ja zyrtare e Bashës, tanimë ngjan më shumë se një fraksion, sesa një forcë e mirëfilltë politike.

“Të bësh marrëveshje në një klimë kur sapo është mbyllur klima e vuvuzelave dhe djegies së karrigeve në parlament, dhe kur opozita vazhdon e mblidhet nëpër qytet me grupe të vogla, duke bërë akuza të skajshme, duke bërë thirrje për revolucion, për përmbysje, kjo lloj pauze e vogël që shënoi marrëveshjen për amnsitinë, shumë e vonuar, besoj se nuk tregon asgjë, sepse ndodhemi në një moment kur të dyja palët politike janë thellësisht të paragjykuara mes tyre.

Mazhorancës i intereson që të ketë sa më shumë ligje të kaluara me shumicë të cilësuar, sepse legjitimohet pushteti i saj, ndihet mirë, sepsae mund të reklamojë që nën drejtimin e saj të institucionave janë arritur pika takimi, janë ulur palët në tryezë. Unë mendoj që mazhoranca vjen në këtë lloj bashkëpunimi më e shtensionuar, ka numrat në favor, po e shijon një opozitë të përçarë.

Kur bëhet fjalë për një parti si ajo e Bashës, që vulën e ka në përdorim, nuk e ka të vetën, kur përqindjet elektorale i ka ato që ka, kur kjo parti e vogël, i ngjan më shumë një fraksioni, sesa një force të mirëfilltë politike, besoj se 2 deputetë më pak në 11, është një lajm relativ”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit