Home Sporti Ancelotti dri...

Ancelotti driblon pyetjen për Mbappe: Nuk mendoj se do të ketë blerje të tjera në sulm!

32
0

Shumë janë të bindur se Kylian Mbappe , deri më 31 gusht, do të realizojë ëndrrën e tij për t’u transferuar te Real Madridi. Megjithatë, Carlo Ancelotti nuk mendon kështu dhe si gjithmonë ka dribluar për pyetjen që i është bërë nga gazetarët.

“Në prag të këtij sezoni kemi shënuar shumë gola dhe kemi krijuar raste. Problemi ka qenë më shumë në mbrojtje. Në sulm, Joselu është mjaft i mirë në zonën e vogël, ndërkohë që Brahim Diaz mund të japë zgjidhje mes lojtarëve. Nuk mendoj se do të ketë blerje të tjera në sulm”, tha strategu italian.

Në mediat franceze ndërkohë në orët e fundit kanë qarkulluar lajme se Mbappe mund të qëndrojë edhe këtë sezon, por vështirë se do të luajë te PSG, që ka vendosur ta dërgojë në ekipin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit