Home Sporti Ancelotti: I ...

Ancelotti: I lumtur që drejtoj klubin më të madh në botë, Bellingham nuk duket si 20 vjeç!

49
0

Carlo Ancelotti ka fituar dy Champions League si lojtar dhe katër si trajner në karrierën e tij, por ai nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe vazhdon të ëndërrojë në pankinën e Real Madridit. Los Blancos janë në krye të Grupit C, një hap larg kualifikimit në raundin e 16-të. Trajneri italian ka folur për kanalin zyrtar të UEFA-s.

“Është e vështirë të thuhet, por gjatë gjithë karrierës sime ka qenë gjithmonë dhe është turneu më i rëndësishëm. Për mendimin tim, Liga e Kampionëve, të cilën e quajtëm Kupa e Kampionëve, ka qenë gjithmonë turneu më prestigjioz dhe sot është edhe më shumë. Ka më shumë ndeshje se në të kaluarën.

Sa për sekretin e suksesit tim… nuk mund ta them me siguri. Ndoshta një element kyç është se kam drejtuar dy klube që kujdesen shumë për këtë trofe. Nuk është rastësi që Milani dhe Real Madridi janë klubet më të suksesshme në historinë e këtij kompeticioni.

Nuk e di se çfarë ndikimi kam lënë në klub… Sa për mua, Real Madridi më bëri të kuptoj, ditë pas dite, se unë drejtoj atë që tani është ekipi më i madh i futbollit në botë. Që nga vitet 1950, Real Madridi ka shkruar historinë.

Bellingham?  Ai ka tejkaluar pritshmëritë, veçanërisht për sa i përket golave. Ka shënuar shumë dhe po përshtatet shumë mirë. Bellingham është shumë i ri, por edhe shumë i pjekur: ka një personalitet dhe karakter të fortë. Nuk duket si një 20-vjeçar. Mendoj se eksperienca në Gjermani e ndihmoi shumë dhe e bëri edhe më të pjekur”, deklaroi Ancelotti. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit