Home Sporti Ancelotti: Ja...

Ancelotti: Janë më shumë se 11 lojtarë e meritojnë formacionin në finalen e Championsit

102
0

Carlo Ancelotti ka filluar që të mendojë që tani për Liverpoolin. Pas barazimit ndaj Cadiz në kampionat, trajneri italian konfirmoi faktin se ka nisur të mendojë për finalen e Championsit.

“Në këtë grup janë më shumë se 11 futbollistë që meritojnë të luajnë për Real Madridin. Në çdo ndeshje kam dyshime për formacionin. Rodrygo e Valverde titullar në finale? Mund të jenë. Valverede duhet të godasë më shumë, është një kualitet që nuk e ka shfrytëzuar shumë mirë”, tha strategu italian.

Në fakt Ridrygo ishte vendimtar në gjysmëfinalen ndaj Manchester City-it duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit. Strategu italian për këtë fakt mund ta shpërblejë me një vend në formacionin bazë në finalen e Parisit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit