Home Sporti Ancelotti kom...

Ancelotti komenton shkarkimin e Koeman: Është pjesë e kësaj pune, ai dha gjithçka!

94
0

Pas barazimit kundër Osasuna, Carlo Ancelotti komentoi edhe shkarkimin e Ronald Koeman, që ndodhi menjëherë pas humbjes së mbrëmjes së djeshme ndaj Rayo Vallecanos.

“Jam shkarkuar shumë herë, por jam ende këtu, gjallë dhe i lumtur. Shkarkimi është pjesë e kësaj pune, duhet të japësh gjithçka derisa je në stol  Më pas, pas përjashtimit mund të presësh me ndërgjegje të pastër, sepse ke dhënë gjithçka. Besoj se Koeman dha gjithçka që mund të jepte”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri Ancelotti në fakt e ka provuar shumë herë ndjenjën e shkarkimit në ekipet të mëdha si Real Madrid, Chelsea, Milan apo dhe disa skuadra të tjera, pasi jo gjithmonë gjërat shkojnë në rrugën e duhur. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit