Home Sporti Ancelotti par...

Ancelotti paralajmëron tërheqjen nga trajningu dhe vlerëson Benzema-n: Meriton “Topin e Artë”!

191
0

Carlo Ancelotti ka lënë të hapur gjithçka për të ardhmen e tij, duke paralajmëruar një tërheqje nga trajningu në të ardhmen. Strategu italian kërkon që të shijojë “pleqërinë” për të qenë më pranë familjes së tij.

“Ndoshta do të ndalem pas Real Madrid. Nëse Reali më mban për 10 vite, unë do të stërvit për 10 vite. Më pas do të doja të qëndroja me nipërit e mbesat, të shkoja me pushime me gruan time, të bëja shumë gjëra që deri më tani i kam lënë pas dore.

Dua të shkoj në shumë vende ku nuk kam qenë kurrë, si në Australi apo Rio De Janeiro. Fatkeqësisht nuk është se mund të bësh gjithçka, kështu që ditën që do ndalem do të kem disa gjëra për të bërë

Drejtimi i një kombëtareje? Do të doja, por tani do ishin fjalë të parakohshme. Jo për Botërorin e ardhshëm, por për atë të 2026-ës, pse jo. Kanadaja? Do të doja shumë, ka bërë shumë mirë kohët e fundit.

Një nga karakteristikat e Benzema ka qenë vazhdimësia dhe ndoshta tani është në kulmin e karrierës së tij. Për momentin është në nga lojtarët më të famshëm në botë dhe ka një përulësi të madhe. Mendoj se kjo është pika e fortë e tij. Ai do të fitojë Topin e Artë”, tha Ancelotti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit