Home Sporti Ancelotti pre...

Ancelotti prezantohet te Reali: Rikthehem në shtëpi, ja çfarë ju premtoj tifozëve!

20
0

Carlo Ancelotti është rikthyer në krye të pankinës së Real Madrid, pas 6 vitesh, duke zënë vendin e Zinedine Zidane. Strategu italian ka firmosur një kontratë për 3 sezone. Pas ceremonisë së firmave, Ancelotti ka folur para mediave në konferencë për shtyp online me gazetarët.

“Rikthimi ka qenë i shpejt, nuk kemi pasur kohë që të flasim për futbollistët. I njoh mirë dhe më pëlqen që do të punoj sërish me ta. Si do të jetë e ardhmja, këtë gjë ja lëmë ditëve në vijim. Me futbollist me kualitet është më e thjesht që të fitosh. Individualitet të japin diçka më shumë, por ekuilibri dhe mënyra e lojës së bashku është shumë e rëndësishme.

Çfarë premtoj? Të njëjtën gjë si herët e tjera. Të luajmë mirë, të kemi një futboll agesiv dhe të organizuar sepse më pëlqen loja sulmuese dhe spektakolare. Kjo është ajo që duan edhe tifozët e Real Madridit.

Mbappe? Futbollistët me kualitet të ndihmojnë që të japësh më të mirën për të triumfuar, por gjëja më e rëndësishme është grupi”, deklaroi strategu i ri i Real Madridit. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit