Home Sporti Ancelotti: Re...

Ancelotti: Real-City një reklamë për futbollin, arbitri s’ishte në nivelin e ndeshjes

71
0

Real Madrid-Manchester City dhuruan spektakël në aktin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti nuk ngurron ta cilësojë përballjen mes Realit dhe Man. Cityt si një reklamë për futbollin.

“Kjo ndeshje ishte një spot për futbollin dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke parë cilësinë e skuadrave në fushën e lojës. Ishte një ndeshje shumë intensive, të cilën e patëm nën kontroll për aq kohë sa ia dolëm të ruajmë ritmin. Më pas u tërhoqëm disi, por luajtëm si të barabartë me City-n dhe jemi besimplotë për ndeshjen e kthimit.

E vetmja keqardhje është që kishim 2-3 raste për të shënuar golin e 3-1 dhe nuk ia dolëm. Arbitri nuk ishte në nivelin e skuadrave në fushë. Mundohej të linte vazhdimin e lojës, por kishte mungesë eksperience dhe dukej qartë”, tha Ancelotti.

Sfida e kthimit mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit do të luhet të mërkurën e 17 prillit në “Etihad Stadium”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit