Home ShowBiz Angelina Joli...

Angelina Jolie dhe Brad Pitt përplasen sërish, shkak bëhet prona luksoze ku u martuan

134
0

Edhe pse i dhanë fund martesës së tyre para pak vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Bitt duket se akoma janë në një “luftë të hapur” mes tyre.

Pas mosmarrëveshjeve të mëdha në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre, dyshja janë përplasur sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.

Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.

Sipas mediave të huaja, Jolie akuzohet se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.

Nga ana tjetër, Pitt pretendon se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.

“Vlen të përmendet se gjatë katër viteve të fundit, Nouvel [kompania e Jolie] nuk veproi në interesin më të mirë të Quimicum duke vonuar sistematikisht miratimin e llogarive vjetore dhe rinovimin e menaxherit,” thuhet në padi.

Kujtojmë se më herët, Angelina Jolie ka dhënë një intervistë për “The Guardian” ku theksoi se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt.

Aktorja u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes, pyetje të cilës ajo iu përgjigj:

“Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit