Home ShowBiz Angelina Joli...

Angelina Jolie shkëput çdo marrëdhënie me Brad Pitt

24
0

Angelina Jolie ka vendosur të shkëpusë njëherë e mirë çdo marrëdhënie me Brad Pitt. Avokatët e Jolie po kërkojnë që të hiqet çdo urdhër ndalimi automatik i përkohshëm (ATRO) për të lejuar Jolie të shesë aksionet e një prone që ka bashkë me Brad Pitt.

Avokati i saj ka deklaruar se kompania e Jolie dhe ajo e Pitt janë aksionerë të barabartë në një kompani të Luksemburgut që ka interesa pronësie në Chateau Miraval në Francë, si dhe një punishte vere nën SNC Miraval Provence.

Sipas avokatit të aktores, divorci i dyshes ndryshoi aftësinë e tyre për të punuar bashkë si partnerë biznesi, kështu që Jolie diskutoi mundësinë e shitjes së interesit të saj tek Pitt për 2 vite, por këto diskutime kanë përfunduar. Dy aktorët nuk kanë dalë në një marrëveshje mbi çmimin e blerjes.

Ajo më pas hulumtoi mundësinë e shitjes tek palë të treta dhe ka një ofertë në tryezë. Avokati i saj ka treguar se mundësia e shitjes tek një palë e tretë lindi pas negociatave të gjata dhe të pasuksesshme që ajo zhvilloi me Pitt.

Chateau Miravel ka vlerë si financiare, por edhe shpirtërore për dyshen. Në vitin 2014-të Angelina dhe Brad u martuan pikërisht në vreshtat e atij vendi. Më pas në vitin 2016-të ajo plotësoi kërkesën për divorc dhe në maj të 2021-t Brad Pitt mori kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit