Home Aktualitet Anglia barazi...

Anglia barazim spektakolar me Gjermaninë, Italia mund Hungarinë dhe siguron kreun e grupit (VIDEO)

495
0

Anglia dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme, duke e mbyllur në barazim 3-3 sfidën mes tyre në Ligën e Kombeve. Tre Luanët të mbetur në vendin e fundit, nuk mundën që të fitonin në shtëpi. 45 minutat e para nuk sollën asnjë gol, ndërkohë që në të dytën të dyja ekipet do të shpërthenin.

Gundogan zhbllokoi rezultatin me penallti në minutën e 52-të, ndërkohë që Kai Havertz do të dyfishonte shifrat në minutën e 67-të. Aglia reagoi shumë shpejt duke shënuar 3 gola për 11 minuta. Luke Shaë dhe Mount do të barazonin shifrat, ndërkohë që Kane me penallti i kaloi në avantazh. 3 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Havertz do të shënonte golin e barazimit 3-3.

Në të njëjtën grup Italia mori një fitore spektakolare 2-0 ndaj Hungarisë dhe siguroi vendin e parë në grup. Skuadra e Mancinit zhbllokoi rezultatin me Raspadorin, që po kalon një super formë, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Dimarco vulosi gjithçka pas një kundërsulmi të shpejtë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit