Home Aktualitet ”Anija ...

”Anija e vetmuar brenda Trekëndëshit të Bermudës”, Abilekaj: Basha ndihet i kërcënuar

152
0

Sot në Kuvend, Lulzim Basha doli kundër Edi Ramës, Sali Berishës dhe po ashtu kundër Ilir Metës, të cilët i cilësoi si ”Trekëndëshi i Bermudës”. Analisti Enton Abilekaj thekson se Basha po synon të bëjë heroin duke futur në thes ”politikanët e vjetër”.

”Basha sot ka folur sikur është tërmeti që do të shkatërrojë Trekëndëshin e Bermudës, por është anija e vetmuar brenda trekëndëshit. Nëse do e kishte këtë betejë më herët, 8 vite më parë, situata do të ishte ndryshe. Gjatë këtyre 8 viteve pamë bashkëpunim vetëm në dy brinjë, dhe sot jemi në një distancim të papritur. Basha është nën kërcënim nga një pjesë e trekëndëshit dhe po kërcënon tani të gjithë sistemin”,-tha në ”Open”.

Për të tani që Basha nuk gjen rrugëdalje, po kërkon ndihmën e të huajve. Ai përdori metaforën “ndoshta anija nuk ka kapitenin e duhur”, për të thënë se Basha nuk do të mund të bëjë ndryshimet që kërkon e djathta në veçanti dhe politika në vendin tonë në tërësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit