Home ShowBiz Arbana Osmani...

Arbana Osmani ndan foton e parë të dasmës me Eduartin: Bashkë ne të dy

838
0

Arbana Osmani publikon për herë të parë foto nga dasma. Moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishja kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Toskana një javë më parë.

Postimi i Arbana Osmani: 

“Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka🙏

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤️”-shkruan Arbana në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit