Home ShowBiz Arbana Osmani...

Arbana Osmani publikon një foto nga ambienti ku u zhvillua ceremonia e martesës së saj më Eduart Grishaj

502
0

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj ka bërë zhurmë prej ditësh në media dhe rrjete sociale. Por kur dita e dasmës erdhi, fansat u ndeshën me “lajmin e keq” për ta. Çifti ndaloi të ftuarit të postojnë foto nga ceremonia e tyre. Vetëm sot Arbana ka publikuar në adresën e saj në Instagram një foto nga ambienti ku u zhvillua ceremonia e dasmës së saj dhe ku ajo i tha ‘Po’ Eduart Grishajt. Në foton e publikuar në Story-n e saj shfaqen karriget që kanë pritur të ftuarit e martesës në Toskana.

Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt, festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

Megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

E pakursyer ka qenë ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu sikurse e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan Arbana Osmani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit