Home Aktualitet Arbana Osmani...

Arbana Osmani thirrje Ramës: Mbylle atë dreq TikToku, ata janë vr*sës me tastierë

446
0

Një nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës në Durrës, pas ngarkesës që mori nga TikTok, pasi e bullizuan. 41-vjeçarja duket se nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Ajo punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Burri i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes.

Gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, lidhet me punën e saj në fabrikë, dhe dyshimet e hetuesve janë se profilet denigruese të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet se si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegeve.

Mësohet se kushërira e së ndjerës ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social TikTok. Bashkëshorti dhe djali jetojnë Itali dhe natën e vitit të ri gruaja i ka kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali ka treguar se e ëma kishte pranuar gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe moderatorja shumë e dashur, Arbana Osmani, e cila edhe ka një thirrje publike ndaj Edi Ramës. ”Vrasësit e kohëve moderne kanë ”armë” tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni atë dreq TikToku tani”,-shkruan Arbana krah fotos ku tregohet për këtë ngjarje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit