Home Aktualitet Arben Ahmetaj...

Arben Ahmetaj del pas 5 orësh nga SPAK: Do vij sa herë të jetë nevoja

552
0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë nga ambientet e SPAK, ku qëndroi prej më shumë se 5 orësh. Për gazetarët Arben Ahmetaj nuk foli gjatë. I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.

I druheni arrestimit?

Ahmetaj: Faleminderit.

Do vini sërish?

Ahmetaj: Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.

Alibeaj është përgjigjur në kuadër të hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Ishte ora 12:00 kur Ahmetaj u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje si person në hetim i shoqëruar edhe nga avokati tij Henrik Ligori. Kjo është hera e parë që Arben Ahmetaj është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje si person në hetim.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha.

Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.

Ndërkohë SPAK vazhdon hetimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit