Home ShowBiz Arbër Çepani ...

Arbër Çepani flet me ironi për shoqen e klasës: Ilnisa e pahijshme ndaj Rikes, kurse Meritoni…

838
0

Fituesi i ”Big Brother Albania 1” në 2008, Arbër Çepani ka komentuar banorët në ”Big Brother VIP 3”, dhe nuk ka kursyer as Ilnisën. Ai thotë se përveç Rozës, e ka shumë shoqe edhe Ilnisën, pasi kanë qenë shok klase në fillore. Çepani shprehet se sjellja e saj ndaj Rikes është e pahijshme.

Sa i përket sjelljes së Meritonit, ai shprehet se në debatin me Julin foli shumë, më shumë sesa duhej, ndërsa në debatin e vajzave nuk foli fare. Kjo taktikë e Meritonit, Abërit i duket interesante.

“Fjalët që Ilnisa, që gjithashtu e kam shumë shoqe, e kam pasur në dy klasat e para fillore që kam bërë unë në Shqipëri, në gjithë sistemin arsimor në Shqipëri kam pasur Ilnisën në klasë, sigurisht që nuk ishte e hijshme ajo që tha kundrejt Rikes. Kur ndodhi “Lufta e tretë botërore” mes vajzave, Meritoni nuk u shpreh fare, nuk tha asnjë lloj fjale fare. Ai djalë duket interesant në këtë pikë, në mënyrën si po e luan lojën”, u shpreh Arbër Çepani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit