Home Aktualitet Arbër Hajdari...

Arbër Hajdari: Punojmë çdo ditë për të realizuar ëndrrën e rinisë shqiptare

312
0

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari në ditën Kombëtare të Rinisë, ka treguar se puna e përditshme e fonadacionit që ai ka ngritur, është që të realizojë ëndrrën e rinisë shqiptare. ”Mirënjohje për jetë sudentevë shqiptare të vitit 1990 trima, idealistë e patriotë. Faleminderit përzemërsisht vullnetarëve të “Fundjavë Ndryshe” që çdo ditë realizojnë projekte sociale në shërbim të komunitetit”,-shkruan Hajdari në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Gëzuar 8 Dhjetorin, ditën e rinisë së Shqipërisë. Si sot, 32 vjet më parë në Tiranë, studentët nga gjithë Shqipëria nisën lëvizjen Kombëtare më pro EuroAtllantike në historinë moderne, ndryshimin e madh, duke rrëzuar sistemin monist dhe vendosur pluralizmin e demokracinë në vëndin tonë. Dëshira e tyre, për të cilën ishin gati të jepnin dhe jetën, u mishërua në thirrjen e tyre” Ta bëjmë shqipërinë, si gjithë Evropa”.

Kjo thirrje dhe dekorimi i bërë fondacionit tonë nga organizata studentore e dhjetorit 90 “LS 90-91”janë burim frymëzimi, janë energjia me të cilin ne punojmë çdo ditë për të realizuar ëndrrën e rinisë shqiptare të 32 vjeteve më parë.

Mirënjohje për jetë sudentevë shqiptare të vitit 1990 trima, idealistë e patriotë. Faleminderit përzemërsisht vullnetarëve të “Fundjavë Ndryshe” që çdo ditë realizojnë projekte sociale në shërbim të komunitetit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit