Home Aktualitet Arbër Hajdari...

Arbër Hajdari takim me shoqatat shqiptare në Amerikë

72
0

Nga Arbër Hajdari

Faleminderit përzemërsisht për mikpritjen tuaj. Mbrëmë në New York, një takim i ngrohtë i organizuar nga Shoqata Ulqini, me pjesëmarrjen dhe të shoqatave të tjera të shqiptarëve në Amerikë.

Diskutuam rreth unifikimit dhe koordinimit midis Fundjavë Ndryshe dhe organizatave shqiptaro-amerikane. Për rreth 8 vite tashmë, komuniteti shqiptar që jeton në Amerikë është komuniteti që ka mbështetur më shumë punën tonë në Shqipëri. Kemi diskutuar mbrëmë sesi mund ta cojmë bashkëpunimin tonë në një nivel tjetër. Fundjave Ndryshe ka shprehur gadishmërinë për të qënë pika kyçe në Shqipëri, e të gjithë organizatave apo individëve që duan të realizojnë projekte në Shqipëri. Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, në këtë takim emocionues.

Shoqata Kraja, Marko Kepi and Albanian Roots, Shoqata Ana Malit, Shoqata Besi, Shoqata Muriqi, Shoqata Skenderbej, Mr. Mark Gjonaj, Shoqata Rozafa – Shkodra, Votra INC, and Shoqata Malsia Madhe!

Zoti ju bekoftë të gjithëve

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit