Home Sporti Argjentina fi...

Argjentina fiton edicionin e parë të “Finalissima”, mund me lehtësi Italinë (VIDEO)

336
0

Argjentina është fituese e “Finalissima” për vitin 2022, një trofe që vë përballë fituesin e Europianit me fituesin e Kupës së Amerikës. Në “Wembley” nuk ka shumë histori, pasi Argjentina fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Italisë.

Ishte një ndeshje fantastike për Di Marian dhe Messin. Ky i fundit shërbeu asistin në golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez ne minutën e 28-të. Di Maria ndërkohë shënoi një gol shumë të bukur në fundin e fraksionit të parë me një parabël të lehtë përballë Donnarumma-s.

Portieri i Italisë ndërkohë e kthehu në betejë personale me Messin duke e ndalur ne disa raste. Ne fundin e shtesës së ndeshjes, Dybala vulosi gjithçka duke shënuar dhe golin e tretë që me goditjen e parë pas hyrjes ne fushë. Ky ishte edicioni i parë i trofeut “Finalissima”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit