Home Sporti Armando Broja...

Armando Broja mendon largimin nga Chelsea, ja 4 opsionet e para

45
0

Armando Broja nuk e ka aspak vendin e sigurt te skuadra e Chelsea-t. Sulmuesi kuqezi, i cili po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë në gju, do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira te “Blutë” e Londrës dhe për këtë arsye po shqyrton ofertat.

Mundësitë për largimin e talentit shqiptar janë rritur edhe prej transferimit të Nicolas Jackson në “Stamford Bridge”. Me hapësirat e aktivizimit që janë zvogëluar, Broja po diskuton me drejtuesit e Chelsea për t’u larguar.

Ofertat nga klubet elitare angleze nuk kanë munguar. Ëest Ham dhe Crystal Palace janë mes katër ekipeve të Premier League që kërkojnë shërbimet e 21-vjeçarit kuqezi.

Broja kërkon një ekip ku do të luajë dhe të tregojë kualitetin e tij. Mes alternativave të tjera janë edhe Brentford e Burnley. Gjatë sezonit të kaluar, 21-vjeçari luajti 18 ndeshje për Chelsea në të gjitha aktivitetet, ku shënoi një gol dhe regjistroi një asist.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit