Home Sporti Armando Sadik...

Armando Sadiku është kampion! Merr trofeun në Indi

44
0

Më në fund Armando Sadiku ka festuar një titull kampion për herë të parë në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares, është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.

Mohun Bagan me Sadikun titullar, triumfoi në ndeshjen e luajtur në Kalkuta me rezultatin 2-1, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në fotofinish për t’i rrëmbyer titullin kampion në sezonin e rregullt.

Kështu Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i parë i kampionatit që festonte në karrierën në elitë, pasi kishte siguruar më parë vetëm Kupa në Zvicër. Sadiku e mbylli sezonin e rregullt me 8 gola të shënuar dhe 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit